Fjalë Kyçe

Deputeti i PDK-së lavdëron Albin Kurtin

Deputeti i PDK-së lavdëron Albin Kurtin

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala ka rrëfyer gjëra interesante për jetën dhe karrierën e tij.

Lushtaku ka dhënë komentet e tij edhe për disa nga figurat politike të Kosovës.

Albin Kurtin, ai e ka vlerësuar si të nevojshëm për funksionimin e jetës demokratike në Kosovë.

“Albin Kurtin e njoh tani si kolegë nga Kuvendi i Kosovës. Mundohem ta respektojë si lider opozitar. Besoj që i kontribuon shumë skenës politike si opozitar dhe si mendim ndryshme për qeverisjen”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i PDK-së, ka shtuar tutje se prezenca e opozitës është e nevojshme në jetën demokratike edhe për të bërë korrigjimin e qeverisë.

“Albin Kurtin e vlerësoj si njeri, por edhe si shqiptar që kontribuon për çështjen kombëtare…Ndonjëherë e ka tepruar me protesta, por është forma që ai ka zgjedhur për të vepruar. Unë personalisht nuk do të kisha vepruar si ai, por është rruga e tij që ka zgjedhur për veprim”, tha ndër të tjera Mërgim Lushtaku.