Fjalë Kyçe

Deputeti Shala thotë se sot është data e tretë historike për Kosovën, kërkon këtë gjë nga politika

Deputeti Shala thotë se sot është data e tretë historike për Kosovën, kërkon këtë gjë nga politika

Deputeti nga radhët e Nisma Socialdemokrate në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Shala, me rastin e transformimit të FSK-së në Ushtri ka thënë se kjo është data e tretë historike për Kosovën.

Ai më tutje në një status në profilin e tij në facebook, transmeton GazetaAlo, ka shkruar se “Jo serioziteti politik i përfaqësuesve vendor para aleatëve tonë ndërkombëtarë të cilët janë përfshirë në fatin e mirë të Kosovës, njëkohësisht duke e rrezikuar shtetin e tyre para ndikimeve të mëdha politike botërore, është mosmirënjohje nga ana jonë”.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të deputetit:

Ushtria e Kosovës ka ekzistuar prej mbi 20 vite, ajo e solli këtë ditë. Por sot u jetësua legjitimiteti i Ushtrisë së Republikës së Kosovës, dhe si e tilë u përforcua nga aleati jonë, SHBA. Sot është ngjarja e tretë më e rëndësishme për Shqiptarët e Kosovës, pas luftës së fituar dhe shpalljës së Pavarësisë së shtetit tonë. Falë idealit të mijëra vëllëzerve dhe motrave tona që u flijuan dhe kontribuan, bashkë me aletatin më të madh të shqiptarëve, SHBA-të, por edhe me Gjermaninë, Britaninë dhe shtetet tjera të vullnetit të mirë, sot në këtë datë historike po kompletohet shteti jonë.

Zgjimi kombtarë i qytetarëve tonë, në një territor të caktuar e mori të drejtën ndërkombëtare që të krijojë shtet, dhe kjo u vertetua edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Kontestimi i territorit, gjegjësisht i kufijve e konteston shtetësinë e Kosovës, me që rast do t’i humbte edhe legjitimiteti i krijimit të ushtrisë tonë.

Jo serioziteti politik i përfaqësuesve vendor para aleatëve tonë ndërkombëtarë të cilët janë përfshirë në fatin e mirë të Kosovës, njëkohësisht duke e rrezikuar shtetin e tyre para ndikimeve të mëdha politike botërore, është mosmirënjohje nga ana jonë.

Të nderuar, tani për të forcuar shtetin tonë për më tej, ne duhet të punojmë edhe më shumë për njohje ndërkombëtare, demokraci dhe sundim të ligjit si dhe zhvillim ekonomik.

Të nderuar, sot festojmë. Kjo është ushtria e Kosovës.

Urime!

H.SH.