Fjalë Kyçe

Deputetja e AAK-së e ftuara e radhës nga Gjykata Speciale

Deputetja e AAK-së e ftuara e radhës nga Gjykata Speciale

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj do të jetë e ftuara e radhës nga Gjykata Speciale.

Në një prononcim për lajmi.net, Kadrijaj ka thënë se është kontaktuar nga Specialja.

“Unë jam kontaktuar nga Gjykata Speciale dhe ata që më kanë kontaktuar, kanë mendu që jam në Prishtinë. Ftesë ende nuk më kanë dërguar, vetëm se ma kanë konfirmuar se do të kem një të tillë”, ka thënë Kadrijaj.

Së fundi, Specialja ka ftuar liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqin.

Për shkak të kësaj ftese, Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.