Fjalë Kyçe

Deputetja e PDK-së: Trepça do të mbetet përfundimisht dhe përgjithmonë e Kosovës

Deputetja e PDK-së: Trepça do të mbetet përfundimisht dhe përgjithmonë e Kosovës

Rreth deklaratës së BE-së që çështja e Trepçës duhet të përfshihet në dialog në Bruksel ka reaguar edhe kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, njëherit deputete e PDK-së, Sala Berisha-Shala.

Ajo përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se atëherë kur menduan se lufta kundër Trepçës mbaroi, BE doli të reagoj kundër miratimit të statutit e i cili avancon funksionalizimin e Trepçës, shkruan Gazeta Alo.

Sipas saj, Trepça do të mbetet përfundimisht dhe përgjithmonë e Kosovës.

Statusi i saj i plotë në Facebook:

Trepça është e Kosovës!
Për më shumë se gjashtë muaj janë bërë lojëra të caktuar në emër të kërkesave të sindikatës së Trepçës, janë bërë sabotime dhe bllokadë e grupeve të caktuar opozitare për zvarritje të statutit të Trepçës.
Megjithatë, për gjatë gjithë këtyre muajve, si kryetare e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, kam punuar intensivisht për të miratua Statutin e Trepçës dhe në fund sabotatorët e bllokuesit e procesit dështuan: Statuti i Trepçës u miratua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Dhe atëherë kur menduam se lufta kundër Trepçës mbaroj, BE doli të reagoj kundër këtij miratimi që avancon funksionalizimin e Trepçës, e megjithatë edhe këtë do ta tejkalojmë! Ju pëlqej apo jo kujtdo qoftë;
Trepça do mbetet përfundimisht dhe përgjithmonë e Kosovës! Minatorë të dashur, Këto reagime sigurisht që janë shqetësime për ju dhe te ardhmen e juaj.

Kuvendi, në seancën e fundit ka thënë fjalën e vet dhe nuk ka kthim mbrapa, pavarësisht se një pjesë e opozitës u mundua të na “ bind” te mos votohet Statuti se gjoja ishte dokument i dobët. Minatorë, Muaji Shkurt është muaj i juaji, këto ditë fillon Java e Minatorëve do bëhen 30 vjet nga greva historike ; Këtë muaj fillon Dekada e dytë e Kosoves Shtet i Pavarur dhe sovran.

Pra, fillon #Dekadae_Re, ajo e zhvillimit ekonomik, e që shtyllë e rëndësishme ekonomisë është zhvillimi i sektorit minerar ne krye me funksionalizimin e gjigantit #Trepça! Ju minatorë të nderuar, si çdoherë kthejuni punës ashtu siç dini Ju.

Ne jemi bashkë me Ju! Trepça dhe Kosova janë fitues!/Gazeta Alo/