Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, thotë se PDK është përgjegjëse për grafitet e shkruara në muret e shtëpisë së deputetes Adelina Grainca. Kjo e fundit kaloi nga PDK në VV ditën që Vjosa Osmani u zgjodh presidente duke siguruar votën për zgjedhjen e tashmë presidentes.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Kurti thekson se “PDK-së nuk po i dhemb veç pse një grua e ka braktisë grupin e tyre por sepse një grua mundet me pasë guximin që ata nuk e kanë.”
“Ajo çka ka bërë PDK në muret e shtëpisë së deputetes Adelina Grainca është krim. PDK-së nuk po i dhemb veç pse një grua e ka braktisë grupin e tyre por sepse një grua mundet me pasë guximin që ata nuk e kanë”, shkruan Kurti në Facebook.
Grafitet “Bijat i shesim, votat i qesim” janë shkruar në muret e shtëpisë së Graincës nga persona të panjohur.
Shkrimi i plotë i Kurtit në Facebook:
Ajo çka ka bërë PDK në muret e shtëpisë së deputetes Adelina Grainca është krim. PDK-së nuk po i dhemb veç pse një grua e ka braktisë grupin e tyre por sepse një grua mundet me pasë guximin që ata nuk e kanë.
Kur gratë e zgjedhin të drejtën e të dobishme burrave të zhytyr në llum iu zihet fryma.
Le të mësohen me e pa votën e deputEteve si të lirë e të pavarur. Me i pa deputetet si të tilla dhe jo të manipulueshme. Boll me seksizëm.
Në ferrin e tyre djalli është personazh pozitiv.