Fjalë Kyçe

Derbi, Gjilani – Drita do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”?

Derbi, Gjilani – Drita do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”?

Derbi, Gjilani – Drita do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”?!

Lajmin për Gazetasheshi e ka konfirmuar drejtori gjeneral i SC Gjilanit, Sevdail Robelli, i cili ka paraqitur sot (e premte) kërkesën në Federatën e Futbollit të Kosovës që derbi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës i vlefshëm për javën e 26-të të Ipko Superligës të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit.

“Po, është e vërtetë që kemi bërë kërkesë në Federatën e Futbollit të Kosovës për ta luajtur derbin ne stadiumin Fadil Vokrri. Arsyet janë të shumta duke filluar nga kushtet e vështira për ta organizuar ndeshjen në Gjilan, pasi që stadiumi është në rinovim e sipër dhe kemi vështirësi të madh. Çështja e sigurisë është një faktor tjetër për të cilën kemi menduar që më mirë do jetë për ta zhvilluar derbin në Prishtinë. Kemi mbetur ta dërgojmë kërkesën edhe në Policinë e Kosovës për të kërkuar sigurinë për këtë ndeshje”, deklaroi Robelli./GazetaAlo