Fjalë Kyçe

Deri në 2 orë pritje në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

Deri në 2 orë pritje në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

Mërgimtarët që kanë kaluar pushimet në Kosovë vazhdojnë të përballen me pritje në pikat kufitare edhe gjatë ditës së sotme.

Pritjet e tyre për ta lënë Kosovën, tek Dheu i Bardhë dhe në Merdarë arrijnë deri në 2 orë, njofton Klankosova.tv.

Bazuar në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat tek këto dy pika janë 1200 metra, përkatësisht 800 metra.