Fjalë Kyçe

Deri në 400 euro dënimi nëse kapeni duke drejtuar veturën pa patentë

Deri në 400 euro dënimi nëse kapeni duke drejtuar veturën pa patentë

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar hiç më pak se 1 mijë e 341 tiketa trafiku.

Jo të rralla janë edhe rastet kur personat nën moshën 18 vjeç, drejtojnë automjete , e për këto raste kujdesen policia e trafikut.

Bazuar në ligjin për komunikacion, nëse shoferi i cili nuk ka patentë shoferin e vlefshëm, i cili e ka të ndaluar drejtimin e mjetit ose që nuk e ka patentë shoferin për kategorinë përkatëse dënimi është 200 deri në 400 euro, shkruan Io.

Me të njëjtat raste fillimisht merret Gjykata, e më pastaj edhe vendoset për dënimin e merituar.