Fjalë Kyçe

Deri tani në Kosovë janë vaksinuar mbi 80 mijë persona

Deri tani në Kosovë janë vaksinuar mbi 80 mijë persona

Vaksinimi i qytetarëve të Kosovës ka vazhduar edhe këtë të diel. Deri në mesditë u vaksinuan 837 persona.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi, i tha KosovaPress-it se numri i të vaksinuarve në Kosovë ka shkuar në 80 mijë e 717.

“Në sallën ‘1 Tetori’ deri në mesditë janë vaksinuar 258 persona, në nivel vendi 579 persona, ndërsa nga fillimi i vaksinimit në nivel vendi 80,717”, tha ai

Qytetarë që kanë aplikuar në e-Kosova dhe janë ftuar për vaksinim thanë për Kosovapress se kanë dashur sa më parë të marrin vaksinën kundër COVID-19.

Musema Ratkoceri tha se nuk ka pritur shumë për vaksinim, ndërsa shpreson se imunizimi do ta mbrojë nga ky virus.

“Jam ardhur vullnetarisht sa ma shpejt me krye se jam me sëmundje kronike, me u mbrojt se ka njerëz të sëmurë. Nuk kam prit shumë, më kanë pranuar shumë mirë”, tha ajo

Edhe Myrvete Azizi pohoi se gjatë vaksinimit ishte gjithçka në rregull. Ajo tha se ka qenë e interesuar që moti të imunizohet, por që nuk ka mundur për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

“Vet fakti që po i shihni këto kabina unë jam fascinuar, këtë rregull deri tash nuk e kemi pas, jam e emocionuar shumë se po dëgjoj gjithçka po flitet e nuk qenka kështu, realiteti është ky që po duket…00:57 Kam ngel kaq vonë kur kam pas radhën nuk e kam marr se kisha shumë tension me kthyen ndihma e parë” tha ajo

Edhe personeli i institucioneve shëndetësore, të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID 19, nga 5 maj 2021, janë ftuar me termine për marrjen e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19.