Fjalë Kyçe

Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin e përjetuar në Kroaci

Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin e përjetuar në Kroaci

Deri më tani raportohet për 10 të vdekur në aksidentin tragjik në Kroaci, ku autobusi i linjës Frankfurt-Prishtinë humbi kontrollin. Dy persona prej të mbijetuarve të këtij aksidenti, kanë rrëfyer momentin e ngjarjes.

“Ka ndodh brenda një minute. Vetëm kemi parë se është rrëzuar autobusi. Kemi parë kiamet. Shoferët kanë qenë në gjumë. Ata janë ndërruar kohë pas kohe”, ka thënë njëri prej të mbijetuarve për transmetuesin publik.

Një tjetër pasagjer i cili ishte brenda autobusit që u aksidentua, tregoi se të lënduarit janë mirë.

“Autobusi ka shkuar zvarrë diku rreth 100 metra. Të lënduarit janë më mirë”, ka pohuar edhe njëri prej lënduarve.

Për këtë rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shpallur të hënën ditë zie, derisa kryeministri Albin Kurti është nisur për në Kroaci.