Fjalë Kyçe

Dëshmitari: Më dhanë çokollatë, më ranë boks dhe ma shtinë thesin në krye

Dëshmitari: Më dhanë çokollatë, më ranë boks dhe ma shtinë thesin në krye

Dëshmitari i parë i cili po dëgjohet në rastin e Salih Mustafës, deklaroi para Dhomave të specializuara për momentet e ndalimit të tij në afërsi të fshatit Zllash. Ai tha se ishte ndaluar nga dy persona me uniforma dhe armë të shkurta, përderisa një veturë kishte ardhur për t’i marrë. Në atë veturë, sipas dëshmitarit ishin dy persona, njëri nga ta me kapele të kuqe.

Ai tregoi se si fillim dy personat me teshat me lara, i kishin dhënë një çokollatën përpara se t’i vendosnin thesin e zi në kokë.

“Ma dhanë çokollatën, m’ka ra boks në kry edhe ma ka shti ni thes të zi në krye, ma s’kanë fol kurgjo me mu, veç me kanë thanë këna met dhanë çokollata sa të shkojmë atje”, tha dëshmitari.

Dëshmitari shtoi se pasi kishte hyrë në veturë kishte shkuar në një dhomë të ndalimit.“Pas nja 10 minutave, kemi shku aty, me kanë shti në atë dhomën”, tha dëshmitari. Ai vazhdoi me deklarimin e tij për momentet kur u rrah nga këta persona.

“Kur jam shku te dera, ma kanë hi shkelem dhe jam rrzu, pastaj janë ardhë do tjerë dhe m’kanë marrë e m’kanë qu në një vend tjetër jashtë, u kanë ftoftë edhe m’kanë rreh”, tha dëshmitari.

Aktakuza ngarkon Mustafën edhe për vrasjen e njërit prej 6 personave të ndaluar.