Joakim Low ka qenë një trajner popullor në Gjermani.
Ai arriti të ishte në majën e botës në 2014, por gjërat ndryshojnë. Pas dështimit në Rusi 2018 duket se numri 1 i bankinës nuk ka më besimin e tifozëve.
Sipas një sondazhi të kryer nga “Bild” 41% e tifozëve duan që ai të largohet. 35% vazhdojnë të mendojnë se ai është i duhuri për të drejtuar kombëtaren dhe 24% nuk kishin një përgjigje.
Kujtojmë se Gjermania dështoi edhe në Ligën e Kombeve ku nuk arriti të kualifikohej në grupin e saj ku u rendit e fundit.