Fjalë Kyçe

Detaje për aksidentin në Kroaci: Në mesin e udhëtarëve kishte edhe fëmijë

Detaje për aksidentin në Kroaci: Në mesin e udhëtarëve kishte edhe fëmijë

10 persona humbën jetën ndërsa 45 persona të tjerë është konfirmuar të jenë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi mëngjesin e sotëm në Brod të Kroacisë.

Nga Policia e Kroacisë kanë deklaruar se është një nga aksidentet më të rënda të ndodhur ndonjëherë në këtë rajon.

Kurse Kreu i Mbrojtjes Civile të Kroacisë, Damir Trut, i cili edhe është në vendin e ngjarjes ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.

“Kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë në autobus. Për fat të keq, 9 pasagjerë dhe një shofer mbetën të vdekur”, tha Trut.

Ai më tutje ka pohuar se “44 pasagjerë u pranuan në spitalin e Slavonski Brod. Tetë prej tyre janë në gjendje të rëndë, katër u operuan. 14 pasagjerë dhe një shofer janë në stacionin e policisë, në pritje për t’u akomoduar në një strukturë të siguruar nga qarku”, tha Trut teksa ka pohuar se kishte fëmijë në autobus.

Në Spitalin e Kroacisë mëngjesin e së dielës janë pranuar 45 persona të cilët u lënduan në aksidentin ku u përfshi një autobus nga Kosova. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Spitalit në Slavonski-Broad të Kroacisë, Josip Samarxhiq i cili tregoi se në mesin e të lënduarve tetë janë me lëndime të rënda.

Aksidenti tragjik raportohet të ketë ndodhur si pasojë e lodhjes së shoferit, të cilin më pas e kishte zënë gjumi derisa po drejtonte autobusin që u nis nga Frankfurti i Gjermanisë për të ardhur drejt Prishtinës.
Linja ‘Deva Tours’ ishte linjë e rregullt që në të shumtën e rasteve, autobusët ishin të stërmbushur me mërgimtarë që bënin rrugë të gjata për të arritur në Kosovë.