Fjalë Kyçe

Detaje për vrasjen nga pakujdesia në Prishtinë, viktima dhe i dyshuari kishin dalë për gjueti

Detaje për vrasjen nga pakujdesia në Prishtinë, viktima dhe i dyshuari kishin dalë për gjueti

“Vrasje nga pakujdesia” është cilësuar vrasja e djeshme e një burri në lagjen “Kolovicë e Vjetër” të Prishtinës.

Policia njofton se viktima dhe i dyshuari kishin dalë për gjueti-rekreacion.

Te i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NGA PAKUJDESIA/Kolovicë e Vjetër, Prishtinë, 25.09.2022-10:35. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa kanë qenë për gjueti-rekreacion, nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.

Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.