Fjalë Kyçe

Detaje rrëqethëse nga vrasja makabre në QKUK: Autori e kishte mbajtur peng për 6 muaj bashkëshorten

Detaje rrëqethëse nga vrasja makabre në QKUK: Autori e kishte mbajtur peng për 6 muaj bashkëshorten

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi Kosovën, ku një burrë vrau gruan e tij 35-vjeçare shtatzënë në Prishtinë.Viktima Hamide Magashi u vra nga Sokol Halili para maternitetit në Prishtinë dhe nuk mundi dot t’i shpëtonte plagëve.

Ata ishin martuar këtë vit, po së fundmi ishin ndarë dhe kishin probleme me njëri-tjetrin.Motra e viktimës ka treguar jashtë kamerave se për gjashtë muaj, autori e ka mbajtur mbyllur viktimën.

Kjo e fundit ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë.Mësohet se autoritet kanë qenë të njoftuar për rastin e abuzimit ndaj viktimës.
Ndërkohë autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes së rëndë.