Fjalë Kyçe

Detaje rreth të burgosurit që vdiq në spitalin e Pejës

Detaje rreth të burgosurit që vdiq në spitalin e Pejës

KMDLNJ përmes një komunikate për media kanë njoftuar se në Spitalin e Pejës ka ndërruar jetë një i dënuar me inicialet Z.Ll i lindur në vitin 1942, e që ishte i dënuar për vrasje të rëndë dhe po vuante dënimin në Burgun e Dubravës.

Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se viktima kishte komplikime të mëdha shëndetësore.

“I burgosuri Z. Ll. që nga pranimi ka qenë i sëmurë dhe me  shumë komplikime shëndetësore, tërë kohën është mbajtur në Stacionarin e burgut të Dubravës, por edhe kohë pas kohe ka qenë i shtrirë në spitale jashtë burgut. Në bazë të rekomandimeve të mjekëve të SB të Dubravës, të SP të Pejës dhe QKUK-së i ndjeri ka qenë i shtrirë në Klinikën Vaskulare dhe në SP në Pejë në njësitë internistike, neurologjike, koronare, etj”, shkruhet në komunikatë.

“Për rastet e vdekjeve e të privuarve nga liria e që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme, KMDLNj nuk e bënë përgjegjës Shërbimin Spitalor të Burgjeve e as Shërbimin Korrektues të Kosovës por e adreson përgjegjësinë tek institucionet që kanë mungesë të theksuar të humanizmit duke mos lejuar që të dënuarit me diagnozë terciare të kenë mundësinë të vdesin në shtëpitë e tyre dhe afër familjeve të tyre”, thuhet tutje.