Fjalë Kyçe

Detaje të reja nga krimi në Emshir, dyshohet se burri vrau gruan pastaj vetën

Detaje të reja nga krimi në Emshir, dyshohet se burri vrau gruan pastaj vetën

Një vrasje e dyfish dyshohet se ka ndodhur në lagjen Emshir në Prishtinë.

Dyshimet e para janë se një grua rreth të 50-ve është vrarë nga burri i saj mëngjesin e sotëm në Prishtinë, më pas i dyshuari ka vrarë edhe vetën.

Vrasja dhe vetëvrasja dyshohet se ka ndodhur me armë zjarri, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes në afërsi të viktimave.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci më herët ka thënë për lajmi.net se në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.