Fjalë Kyçe

Detaje të reja nga kthimi i grave e fëmijëve nga Siria në Kosovë

Detaje të reja nga kthimi i grave e fëmijëve nga Siria në Kosovë

Të premten rreth mesnate një aeroplan nga Stambolli ka kthyer në Kosovë së paku 30 gra e fëmijë kosovarë, që për vite të tëra kanë qëndruar në kampe në Siri, raporton KTV.

Pas orës 01:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka shkuar edhe ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa i cili ka konfirmuar zhvillimin e operacionit. Ai ka refuzuar të japë detaje, pasi që ka thënë se për këtë do të organizojë konferencë shtypi, të shtunën gjatë ditës.

KTV-ja merr vesh se të tjerë shtetas kosovarë do të kthehen në ditët në vijim.