Fjalë Kyçe

Detaje të reja për plagosjen në poligonin e shenjëtarisë “Katana”

Detaje të reja për plagosjen në poligonin e shenjëtarisë “Katana”

Një person është vet-plagosur në poligonin e shenjëtarisë “Katana” në Obiliq.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se ai dyshohet të jetë vet-plagosur, pasi ka shtënë tre plumba dhe me plumbin e katërt e ka goditur vetën në kokë.

Sipas këtij burimi, i njëri është në rrezik për jetë dhe është dërguar në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës17:45, është  pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.  Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë arma zjarrit”, tha Borovci.