Fjalë Kyçe

Detaje të reja për transferimin e Andi Zeqiri te Brighton

Detaje të reja për transferimin e Andi Zeqiri te Brighton

Andi Zeqiri është afër nënshkrimit të marrëveshjes me Brighton.

21 vjeçari që pritet t’i bashkohet Kosovës në muajin tetor, pritet të arrijë marrëveshje edhe për ndërrimin e skuadrës dhe t’i bashkohet Brightonit.

Sipas Andy Naylor, Brighton do të nënshkruajnë me Zeqirin për 3.6 milionë funte, transmeton lajmi.net.

Zeqiri pritet të nis aventurën me skuadrën U23 të Brighton dhe pastaj të dërgohet në huazim qysh në merkato të janarit.

Lojtari pritet që sot të finalizojë testet mjekësore me skuadrën angleze.