Fjalë Kyçe

Detaje të reja tronditëse për vrasjen e boksierit kosovar në Gjermani, autorët kishin shtënë 16 herë në drejtim të tij

Detaje të reja tronditëse për vrasjen e boksierit kosovar në Gjermani, autorët kishin shtënë 16 herë në drejtim të tij

Besar Nimani ka mbetur i vdekur të shtunën në mbrëmje në qytetin Bielefeld në Gjermani.

Boksieri nga Kosova ishte vrarë nga persona që tanimë ndodhen në arrati dhe policia gjermane është në ndjekje të tyre.

Befason “Poor Things” me tri çmime, “Barbie” dhe “Oppenhe…Lista e plotë e fituesve në ‘Oscars 2024’ – “Oppenhemier”…“Oppenhemier” fiton çmimin ‘Filmi më i mirë i vitit’ në “…U diskriminua në nominime, Margot Robbie shkon e veshur në të zeza si për funeral në &#…John Cena shfaqet lakuriq në skenën e “Oscars” për të prezantuar çmimin e &…

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e Besar Nimanit në qendër të qytetit.

Autorët e krimit që besohet se ishin dy persona kanë shkrepur 16 plumba në drejtim të tij, derisa gjashtë nga ta kanë përfunduar në trupin e boksierit nga Kosova.

Policia gjermane po vazhdon hetimet dhe është në ndjekje të autorëve të cilët fillimisht janë larguar me një skuter dhe pastaj një veturë e tipit BMW i ka pritur ku janë larguar në drejtim të panjohur.

“Dy persona e kanë qëlluar” – Vëllai i boksierit Besar Nimani zbulon prapaskenat se si ndodhi vrasja në qendër të qytetit
Lexo po ashtu
“Dy persona e kanë qëlluar” – Vëllai i boksierit Besar Nimani zbulon prapaskenat se si ndodhi vrasja në qendër të qytetit
Deri më tani kur kanë kaluar rreth 48 orë nga vrasja tragjike e boksierit shqiptar ende nuk ka asnjë të arrestuar edhe pse i dyshuar mbetet një irakian.

Kujtojmë që Nimani kishte mbetur i plagosur në vitin 2013 nga një shtetas turk me pasaportë gjermane i cili përveç boksierit shqiptar kishte plagosur edhe katër persona të tjerë.