Fjalë Kyçe

Dhunohet e mitura në Prizren

Dhunohet e mitura në Prizren

Gjatë mbrëmjes së kaluar në Prizren dyshohet se ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Një e mitur ka raportuar në policisë se është dhunuar nga një person, transmeton IndeksOnline.

Tutje siç njofton policia i dyshuari dhe viktima janë takuar së bashku nga njësiti policor të cilët janë shoqëruar në stacion policor. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori, Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave.

“Viktima së bashku me prindin e saj është kthyer në shtëpi, ndërsa me urdhër të prokurorit lënda e rastit vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, përfundon raporti.