Fjalë Kyçe

Dhurata lajmërohet nga Dubai, tregon me çka merret atje

Dhurata lajmërohet nga Dubai, tregon me çka merret atje

Këngëtarja Dhurata Dora ka treguar edhe njëherë stilin e saj. Dhurata, e cila është në Dubai jo për pushime por për punë, ka zgjedhur që të sjell ca foto tepër sensuale për publikun e saj.

Këngëtarja ka treguar se fotot janë bërë shumë më parë por që ajo ka zgjedhur që ato ti sjell sonte.

Kujtojmë se Dhurata është në Dubai ku do të xhirojë një videoklip derisa disa burime për Gazetën Express kanë thënë se kënga e re e Dhuratës pritet të jetë një “bombë” e vërtetë.

“Një këngë dhe jo vetëm një këngë por disa të tilla pritet që ky vit të jetë i Dhuratës”, ka thënë ky burim.

Dhurata suksesin më të madh deri me tani e ka pasur me këngën në duet me Solking “Zemër”, e cila ka më shumë se 560 milionë klikime.