Fjalë Kyçe

Di Maria flet për transferimin e mundshëm te Juventus

Di Maria flet për transferimin e mundshëm te Juventus

Angle Di Maria ka folur në lidhje me transferimin e mundshëm drejt Juventusit.

Argjentinasi ka përfunduar periudhën e tij shtatë vjeçare te Paris Saint Germian.

Në qershor është do të jetë lojtar i lirë dhe së fundmi është i lidhur me transferimin e mundshëm drejt Juventusit.

E në një intervistë për ‘ESPN’ ai u pyet nëse do të kalojë te ‘Zonja e Vjetër’.

Ai qeshi dhe tha jo, jo, gjithashtu theksoi se i duhet kohë të mendojë, pasi nuk është vetëm vendimi i tij.

Jo, jo. Unë jam i qetë, ka kohë, duhet të mendoj… nuk është vetëm vendimi im. Gjithmonë kam menduar për veten dhe familjen time. Unë do të bëj zgjedhjen më të mirë për të gjithë: dy vajzat e mia, gruaja ime dhe unë”, ishin fjalët e Di Marias, përcjell lajmi.net.

Nëse argjentinasi kalon në Itali te Juve, atëherë do të jetë hera e parë që luan në Seria A, pasi më parë kishte qenë në klube si Real Madrid, Man United, Benfica dhe në Rosario.