Fjalë Kyçe

Dialogu me Serbinë, Surroi: Thaçi dështoi, të shfrytëzojmë energjinë pozitive të SHBA

Dialogu me Serbinë, Surroi: Thaçi dështoi, të shfrytëzojmë energjinë pozitive të SHBA

Publicisti kosovar, Veton Surroi në një intervistë për edicionin e lajmeve në RTV Ora me gazetarin Xhoi Malsia, kritikoi Hashim Thaçin në rolin e tij si negociator në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Thaçi nisi një aventurë në këtë proces duke diskutuar tezën e ndarjes territoriale. Por, sipas Surroit, aventura e tij u ndal nga vullneti i partive politike, ndërsa u shpreh se tashmë dialogu është në një fazë të re.

Veton Surroi: Tani kemi të bëjmë me një fazë të re në politikën kosovare. Kemi jo vetëm një qeverisje të re, por dhe një formë të qeverisjes së re. Derisa sa të konsolidohet, është e vështirë që menjëherë të futen në proces negociator. Nga ana tjetër kemi të bëjëm pas një përpjekje jo të suksesshëm negociator të udhëhequr nga BE, që degjeneroi me zonjën Mogherini dhe hyri në autonominë territoriale serbe ose këmbim territoresh. Ky proces u ndalua me vullnetin konsesual të partive politike kosovare, që ndaluan Presidentin Thaçin të futej më tutje në këtë aventurë. Tani jemi në fazë të riformatizimit të procesit negociator.

Surroi thotë se duhet të konsolidohen vizionet e përbashkëta të Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe klasës politike në Kosovë për dialogun eme Serbinë. I pyetur nëse dialogu duhet të udhëhiqet nga Presidenti Hashim Thaçi, Veton Surroi shprehet se ai ka kohën që të mos angazhohet më në këtë proces, pasi shkoi nga një dështim në tjetrin.

Veton Surroi: Duhet të konsolidohen vizionet e përbashkëta të BE dhe SHBA dhe të ndërtohet një pikëpamje e përbashkët të partive politike kosovare. Në masë të madhe nuk kemi një kundrim të përbashkët të partive, qoftë të SHBA dhe BE, madje as brenda BE nuk e kemi një kundrim të përbashkët mes shteteve të ndryshme. Tashmë Britania, që ka qenë pjesë e rëndësishme, tashmë nuk është më pjesë e BE. Sa i përket Kosovës, është e qartë që duhet të ketë një bashkërenditje mes partive në pushtet dhe opozitë. Thaçi shkoi nga një dështim në tjetrin. Tani ka kohën që të mos angazhohet më. Nuk duhen krijuar pritshmëri të mëdha se përpiqet të dinamizohet procesi. Jo domosdoshmërisht procesi do të shkojë më mirë dhe më shpejt. Unë mendoj se kjo është një mbufatje artificiale që bëhet nga Thaçi për nevoja personale. Çdo vit thotë se duhet të mbarojë për disa muaj. Nuk është çështje të leximit të Kushtetutës. Thaçi i ka zhvilluar në formë të dëmshme negociatat për Kosovën. I ka hapur rrugën serbisë për territore në Kosovë. Dhe problemi i dytë, zoti Thaçi ka zhvilluar negociata paralelisht me ndërtimin e Gjykatës Speciale. Kjo e ka dëmtuar kapacitetin e Kosovës. Është e vështirë të bëhen paralelisht dy proces. Të bëhen negociatat dhe të ndërtohet një sistem drejtësie që supozohet që do të ndjek ata që merren me negociatat me Serbinë.

Gjithashtu, Veton Surroi tregon edhe se si duhet të jetë procesi i dialogut. Sipas tij, gjithçka duhet të niset nga parametrat e konfliktit të pambaruar midis Kosovës dhe Serbisë, që të shkohet te marrëveshja e paqes.

Veton Surroi: Ky proces kërkon suplemente artificiale, ti hyhet në formë serioze, që niset nga parametrat e konfliktit të pambaruar që ai konflikt të mbarojë me një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë. Ende nuk ka formula, jemi në fazën e kërkimt për pikat ku mund të ndërtohet procesi negociator. Duhet të ulet pushteti dhe opozita për të bashkërenduar pikat për negociatat. Në këto muaj në vijim mendoj se është idealje për këmbim mendimesh mes Kosovës dhe shteteve të perëndimit. Serbia ka zhvilluar luftë kundër Kosovës, ajo luftë nuk ka mbaruar me marrëveshje paqjeje. Duhet shkuar te marrëveshja e paqes.

Lidhur me rolin e të dërguarit të Posaçëm të SHBA për ndërmjetësimin e dialogut, Richard Grenell, Veton Surroi shprehet se duhet shfrytëzuar energjia pozitive. Sipas tij, angazhimi i SHBA në këtë proces, nuk duhet të shfrytëzohet për marrëveshje që nuk meritojnë gjithë këtë energji, ku si shembull ai referon marrëveshjen e linjës ajrore direkte mes Prishtinës dhe Beogradit, nënshkruar në Berlin disa javë më parë.

Veton Surroi: Unë mendoj se duhen shfrytëzuar energjitë e njerëzve që merren me çështjen e Kosovës. Është lajm i mirë që SHBA angazhohet. Do të ishte mëkat të shfrytëzohej energjia e SHBA për marrëveshje që nuk e meritojnë, siç ështe rasti i marrëveshjes së fluturimeve. Nuk mund të bëj vlerësime në bazë të cicërimave në Tëitter. Unë mendoj se ka nevojë për dialog. Me partnerët ndërkombëtarë nuk mund të diskutojmë me cicërima.