Fjalë Kyçe

Diell Spahiu vuan nga paraliza cerebrale, ka nevojë për ndihmë

Diell Spahiu vuan nga paraliza cerebrale, ka nevojë për ndihmë

Diell Spahiu është një fëmijë shumë i dashur dhe energjik, por fatkeqësisht për shkak të komplikimeve në lindje ai ka probleme me furnizimin e trurit me oksigjen të mjaftueshëm.

Ai u diagnostikua me paralizë cerebrale disa muaj pas lindjes.

Dielli tani nuk ka mundësi që të ecë për shkak të gjendjes së tij dhe i është dhënë një mundësi për shërim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kostoja totale e operacionit është 60.000 dollarë. Për shkak se familja nuk është në gjendje t’i mbulojë shpenzimet, kërkohet ndihmë për të.

Të gjithë që kanë mundësi të kontribuojë për shërimin e Diellit, mund ta bëjnë këtë përmes uebfaqes GoFundMe.com.

Më poshtë mund ta gjeni linkun:

https://www.gofundme.com/f/diell-spahiu039s-surgery-for-cerebral-palsy?pc=fb_dn_postdonate_r&rcid=r01-156891584177-0a815808642e438c&utm_source=facebook&utm_medium=social&utm_campaign=fb_dn_postdonate_r&fbclid=IwAR1CmZv3y5hwi9gU6BpUhI5Qg8Dba5aVBh_auZkY92A464pgQmzba1nzIig