Fjalë Kyçe

Digjet një depo në Fushë Kosovë

Digjet një depo në Fushë Kosovë

Gjatë ditës së sotme në Fushë Kosovë është raportuar në Policinë e Kosovës për një zjarr i cili ka përfshirë një depo.

Lajmin e konfirmoi, Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, i cili tha se nuk ka persona të lënduar nga ky rast, por janë vetëm disa dëme materiale, njofton Klan Kosova.

“Në Policinë e Kosovës, është raportuar për një zjarr në Fushë Kosovë. Sipas informatave të para dyshohet se në fillim janë djegur disa mbeturina dhe më pas zjarri ka përfshirë edhe një depo.

“Ekipet e policisë bashkë me Zajrrëfikësit janë  dal në vendin e ngjarjes si dhe është lokalizuar zjarri. Pos dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Hoxha.