Zjarri e ka përshirë një objekt në Krushevac të Dragashit.
Është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë objekti i postës i cili gjendet jashtë funksioni në Krushevac.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.