Dje në Prishtinë është kapluar nga zjarri një veturë Mercedes e cila ishte e parkuar.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri vetura e tij Mercedes e cila ishte e parkuar”, thuhet në raportin 24 orësh.
Njësiti i zjarrfikësve, me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar zjarrin.