Fjalë Kyçe

Digjet një veturë në Lipjan, nuk ka të lënduar

Digjet një veturë në Lipjan, nuk ka të lënduar

Një veturë është kapluar nga zjarri në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.

Nga djegja e kësaj veture nuk raportohet për të lënduar, njofton Klankosova.tv.

Rastin për Klankosova.tv. e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, ku një veturë është përfshirë nga zjarri.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.