Fjalë Kyçe

Digjet një veturë në Mitrovicë (VIDEO)

Një veturë është përfshirë nga flakët pak momente më parë në qendër të qytetit të Mitrovicës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, ka konfirmuar për klankosova.tv se kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit dhe deri të djegia e veturës sipas tij ka ardhur për shkak të problemeve teknike.

“Nuk ka elemente me të cilat mund të merret policia. Nuk ka të dyshuar lidhur me rastin pasi që djegia nuk ka qenë e qëllimshme”, ka thënë Zaiti përmes telefonit.
“Nuk ka asnjë të lënduar lidhur me këtë incident”.