Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.
Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.
Në orët e mbrëmjes në Prizren është djegur objekti i ish fabrikës Farmakos.Përveç dëmeve materiale nuk ka pasur persona të lënduar, ka thënë për lajmi.net, Shaban Osmanollaj, shef i Zyrës për Informim dhe marrëdhënie me publikun në policin e regjionit të Prizrenit.
“Është raportuar për një incident zjarri në Prizren. Është objekti i Farmakosit mirëpo nuk ka qenë në funksion, është djegur në tërësi. Zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar”, ka thënë ai.