Fjalë Kyçe

Digjet shtëpia në Prizren, vdes e moshuara

Digjet shtëpia në Prizren, vdes e moshuara

Është raportuar se një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Prizren, ndërsa si pasojë e djegieve ka ndërruar jetë një grua e moshuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Siç thuhet në raportin e Policisë, zjarri kishte përfshirë bodrumin e shtëpisë në të cilën ka qenë e moshuara viktima femër kosovare e cila si pasojë e djegieve kishte ndërruar jetë.

Ekipi mjekësor i urgjencës e ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.