Fjalë Kyçe

“Dikur kemi qenë të rinj”, Anita publikon momentin intim dhe super romantik me Ramush Haradinajn

“Dikur kemi qenë të rinj”, Anita publikon momentin intim dhe super romantik me Ramush Haradinajn

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe partnerja e tij Anita, janë një ndër çiftet më të njohur e të komentuar në media e rrjete sociale.

Tepër aktive në Instagram, bashkëshortja e ish-kryeministrit nuk na i kursen herë pas here pozat e tyre të ëmbla , si kjo e fundit që na ka zbukuruar mbrëmjen.

Anita ka ndarë në InstaStory një foto me Haradinajn, ku shfaqen të përqafuar e duke shkëmbyer një puthje në buzë në mes të rrugës.

“Dikur kur kemi qenë të rinj.”- shkruan ajo teksa etiketon partnerin, ndërkohë që i mbyll gojën edhe njëherë thashethemeve për dhunë të ushtruar nga Ramush Haradinaj.

“Mua Ramushi ka 17 vjet që më rreh me dashuri. Nuk e di çfarë të them tjetër. Ky ka qenë një thashetheme shumë i ulët. Unë kam bërë një reagim në Facebook. Nuk e komentoi dhe as nuk dua ta komentoj sepse e ul nivelin tim dhe unë nuk dua të bie në nivel të asaj çfarë jam. Pavarësisht se e mbajnë veten për gazetarë nëpër media me histori kanë dëshmuar se për dy klikime më shumë kanë shitur gjithçka, edhe integritetin e vet. Kështu që unë nuk dua të bie në atë nivel dhe nuk do e komentoj më shumë se kaq. Veçse kaq, unë kam një burrë shumë të mirë dhe është shumë burrë shtetas dhe një baba i dashur ”, ka treguar më herët Anita.