Fjalë Kyçe

Diplomati amerikan i tërheq vërejtjen Kurtit, po rreziikon bashkëpunimin me amerikanët

Diplomati amerikan i tërheq vërejtjen Kurtit, po rreziikon bashkëpunimin me amerikanët

Gjatë kohës kur po qëndronte në Mynih, në konferencën për siguri, Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar shumë takime, por njëra prej më të rëndësishmeve, dhe më të rëndat, ka qënë në mes tij dhe senatorit Ron Johnson, i cili është edhe kryetar i komisionit për Siguri Kombëtare në Senatin e SHBA’ve.

Gazeta Express përmes burimeve të saj ka mësuar se Johnson ka qënë jashtëzakonisht i drejtpërdrejt në takim me Kurtin, duke ia përcjellë kryeministrit të Kosovës në mënyrë të qartë kërkesat amerikane për të.

“Në rast që dëshironi që qeveria të cilën ju e udhëhiqni të këtë raporte të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju duhet menjëherë që ta hiqni taksën dhe të zbutni retorikën për dialogun”, i ka thënë Johnson Kurtit, ka treguar burimi i Gazetës Express, i cili ka njohuri për përmbajtjen e bisedës gjatë atij takimi.

I njëjti burim ka treguar që Johnson ia ka bërë të ditur kryeministrit të Kosovës që këto kërkesa nuk janë të vetëm një institucioni amerikan, por të të gjitha institucioneve relevante amerikane.

“Është qëndrim i përbashkët i Shtëpisë së Bardhë (Këshillit për Siguri Kombëtare), Departamentit të Shtetit dhe Pentagonit që të hiqet taksa, që të zbutet retorika”, i ka treguar Gazetës Express ky burim.

Për këtë takim te Kurtit me Johnson Kryeministria e Kosovës nuk ka lëshuar ndonjë njoftim të veçantë. Se Kurti e ka takuar senatorin e fuqishëm amerikan, atë që e udhëheq njërin prej komisioneve kyçe në senat, shkarazi ka treguar në një postim të tij në Facebook, asistenti i Kurtit, Arianit Beqiri.

“Kryeministri Kurti sot ka takuar Philip Reeker nga Departamenti i Shtetit dhe senatorin Ron Johnson. Ai nuk ka kërkuar takim me ambasadorin Grenell me të cilin është takuar dy herë më herët”, ka shkruar Beqiri në Facebook, në një postim të tij me të cilin ai kishte reaguar për një shkrim të djeshëm të Gazetës Express, që Grenell dhe Pompeo nuk kishin pranuar që ta takonin Kurtin.

Gazeta Express ka mësuar që administrata amerikane në të gjitha nivelet e saja është e mobilizuar për ta adresuar urgjentisht cështjen e një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti, thonë këto burime, nuk do të mund të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë amerikanë, nëse paraprakisht nuk e heq taksën.