Fjalë Kyçe

Diplomati amerikan ka një zgjidhje për liberalizimin e vizave për kosovarët

Diplomati amerikan ka një zgjidhje për liberalizimin e vizave për kosovarët

Diplomati amerikan, Daniel Serwer, nuk pret që në takimin e 1 korrikut në Paris të arrihet ndonjë marrëveshje e gjerë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë për të zhbllokuar dialogun e Brukselit, ai ka një ide se si duhet të ecin gjërat në kryeqendrën e Francës. Sipas tij, BE-ja duhet të liberalizojë vizat për kosovarët, në këmbim të heqjes së taksës ndaj produkteve serbe.

Këto deklarata Serwer i ka bërë në një intervistë për gazetën express, ku ndër të tjera flet edhe për vizitën e Pompeos në Gjermani dhe ndërlidhjen e kësaj vizite zhvillimet Kosovë-Serbi, Samitin e Berlinit, korrigjimin e kufijve e Federica Mogherinin.

Duke folur për Samitin e Berlinit, Serwer ka thënë se Gjermania e bëri të qartë se nuk do të pranojë ndryshimet kufitare.

Serwer ka thënë se nuk beson se Samiti i Parisit që do të mbahet më 1 korrik mund të sjellë ndonjë marrëveshje më të gjërë. Sipas tij BE duhet të heq vizat për Kosovën, në këmbim të heqjes së taksës ndaj produkteve serbe.

“Mendoj se mund të sjellë disa marrëveshje për të zbatuar marrëveshjet të cilat janë arritur deri tani, por nuk e kam bindjen që një marrëveshje më e gjerë mund të arrihet në këtë kohë. Ja një ide: BE duhet të heq vizat për Kosovën, në këmbim të heqjes së taksës ndaj produkteve serbe”, është shprehur ai.