Fjalë Kyçe

Diplomati gjerman ia këput Serbisë, nuk ka hyrje në BE për shtetet që mohojnë krimet e luftës

Diplomati gjerman ia këput Serbisë, nuk ka hyrje në BE për shtetet që mohojnë krimet e luftës

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka thënë se nuk ka alternativë tjetër ndaj një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese mes Kosovës e Serbisë.

Maas ka folur në një konferencë sot me titullin “Të rinjtë, migracioni dhe sfidat demografike në Ballkanin Perëndimor”.

Maas ka falënderuar emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, për rifillimin e dialogut.

Ai ka thënë se duhet liderë të fortë politik për të arritur marrëveshjen dhe sa më shpejt arrijnë aq më mirë për vendet.

Maas në anën tjetër ka shtuar se nuk ka vend në BE për shtetet që mohojnë krimet e luftës.

“Më në fund le të lëmë fantazmat e së kaluarës të pushojnë! Sepse ato po bllokojnë rrugën e shteteve tuaja në të ardhmen. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Kosovën dhe Serbinë. Jam shumë mirënjohës ndaj Mirosllav Lajçakut që rifilloi në korrik dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dhe plotësisht ndaj mendimin e tij se nuk ka asnjë alternativë ndaj marrëveshjes gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe detyruese. Hapa të tillë kërkojnë lidership të fortë politik. Dhe llogarisë në liderët në Beograd dhe Prioshtinë të demonstrojnë këtë – të angazhohen konstruktivisht me njëri-tjetrin, dhe të hapin rrugë për një epokë të re. Sa më herët të filloni, aq më mirë do të jetë për stabilitetin e tërë rajonit. Dhe aq më shpejt do të zhbllokoni perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë. E njëjta vlen edhe për Bosnjë-Hercegovinën. Ky vit shënon 25 vjetorin e Marrëveshjes së Paqes së Daytonit. Por në këtë ditë, shteti mbetet politikisht i ndarë përgjatë vijave etnike. Nëse një shtet dëshiron t’i bashkohet BE-së, thjeshtë nuk ka vend për agjitacion nacionalist, për mohimin e krimeve të luftës ose glorifikimin e kriminelëve të luftës”, ka thënë Maas.