Disa persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur mes katër automjeteve në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, në fshatin Shakovic.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha ka thënë se personat e përfshirë në këtë aksident kanë marrë lëndime të lehta.
“Janë informuar emergjenca, njësitet policore dhe ato të trafikut kanë dalë në vendin e aksident trafikut dhe janë duke u marrë me rastin”, ka thënë ai.