Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina ”, ka njoftuar se për shkak të një defekti në njërën nga tre pompat e rezervuarit të Mirëditës në lagjen “Velania” , sot janë pa ujë të pijshëm, me ç’rast ka vështirësi në mbulueshmërinë me furnizim me ujë në pika të larta në Prishtinë, si shkak i konsumit të rritur të ujit në këto temperatura të larta.
Kompani thotë se zonat e larta që janë të prekur në furnizim me ujë të pijshëm për shkak të defektit në pompën e rezervuarit të “Mirëditës” janë një pjesë e lagjes “ Vreshtat”, “Tasligje 3”,një pjesë e lartë e lagjes “ Sofalia”, rruga e Bledit dhe pika më e lartë e lagjes “Mati”.
“Ekipet e mirëmbajtjes se makinerisë dhe rrjetit të ujësjellësit, tashmë janë duke u marrë me sanimin e defektit në pompë dhe pritet që furnizimi me ujë të pijshëm të rikthehet gjatë orëve të sotme të pasdites”, thuhet në njoftim.