Distria Krasniqi tashmë e ka mësuar emrin e xhudistes me të cilën do të ndeshet në finalen e Grand Prix të Portugalisë.
Kampionia olimpike do të përballet me xhudisten kroate, Ana Viktorija Puljiz, e cila mposhti në gjysmëfinale spanjollen Estrella Lopez Sheriff.
Distria Krasniqi pati një ditë fantastike sot në Portugali, duke dominuar në çdo luftë.
Ajo në çerekfinale e mposhti xhudisten spanjolle, Ariane Toro Soler. Spanjollja mori tri penalizime, me ç’rast e humbi duelin.
Kampionia olimpike e mposhti xhudisten franceze Leonie Gonzalez në raundin e dytë, duke kaluar kështu në çerekfinale, shkruan Express.
Në raundin e parë, Krasniqi kaloi pa luftë, falë sukseseve të mëdha që ka arritur.
Kështu, Distria Krasniqi tashmë e ka të sigurt medaljen e argjendtë, por do të luftojë për ta fituar të artën.
Kujtojmë se dy xhudistet tjera kosovare, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha u eliminuan më herët, ndërsa Laura Fazliu do të garojë nesër.