Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Paris.
Kosova ka siguruar medaljen e parë në Grand Slamin e vitit 2019 në Paris.
Xhudistja jonë ka regjistruar një tjetër paraqitje të mirë, duke e fituar gjysmëfinalen me Ippon ndaj francezes Melanie Clement.
Krasniqi po garon në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Në finale, kundërshtare e Distrias do të jetë garuesja nga Japonia, Ami Kondo.