SBASHK përmes një komunikate për media ka përkujtuar ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe drejtoritë arsimore komunale të angazhohen për realizimin e kërkesës për ngritjen e pagave dhe të mos të bëjnë presione kundër grevistëve pasi kjo është e ndaluar me ligj dhe nëse ndodh një gjë e tillë atëherë do të ngre padi.
Edhe në ditën e katërt, bazuar në raportet nga çerdhet, shkollat fillore e të mesme dhe universitetet të gjitha institucionet arsimore të Kosovës ishin në grevë të përgjithshme, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.
Gjatë ditës, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorët kanë vizituar disa nga shkollat e komunës së Malishevës dhe Prizrenit, ku grevistët në të gjitha këto institucione janë shprehur se do të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesës për përmirësimin e koeficienteve prej 30 %.
Ndryshe, SBASHK i ka bërë thirrje SBASHK-ut për ndërprerjen e grevës dhe kthimin e mësimdhënësve në procesin mësimor, por këta të fundit janë shprehur këmbëngulës se pa plotësimin e kërkesës nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, duke thënë se greva mund të zgjasë edhe me muaj.