Fjalë Kyçe

Dita e Kushtetutës, presidentja Osmani: Ta ruajmë dhe mbrojmë sovranitetin, i cili buron nga populli dhe i takon popullit

Dita e Kushtetutës, presidentja Osmani: Ta ruajmë dhe mbrojmë sovranitetin, i cili buron nga populli dhe i takon popullit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi sot se në Ditën e Kushtetutës kujtojnë sakrificën e gjatë e të dhimbshme të popullit, në mënyrë që një ditë, në kushtetutën e vendit tonë, të jetësohet ëndrra për të jetuar të lirë.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se në përvjetorin e Kushtetutës, sikurse edhe çdo ditë tjetër, duhet veprojmë, të sillemi e të ecim, siç thuhet në aktin më të lartë juridik.

“Sot në Ditën e Kushtetutës, kujtojmë sakrificën e gjatë e të dhimbshme të popullit tonë, në mënyrë që një ditë, në kushtetutën e vendit tonë, të jetësohet ëndrra për të jetuar të lirë.

Në përvjetorin e Kushtetutës, sikurse edhe çdo ditë tjetër, duhet veprojmë, të sillemi e të ecim, siç thuhet në aktin më të lartë juridik: ta ruajmë dhe mbrojmë sovranitetin, i cili buron nga populli dhe i takon popullit.

Urime Dita e Kushtetutës!”, shkruan presidentja.