Fjalë Kyçe

Dita e Skënderbeut shënohet në Prishtinë

Dita e Skënderbeut shënohet në Prishtinë

6 maji, Dita e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ka mbledhur studiues e veprimtarë në Prishtinë.

Ata kanë ecur nga sheshi “Xhorxh Bush” nëpër Sheshin “Nënë Tereza” deri në Sheshin “Skënderbe”, e ku e gjithë ecja është përcjellë me performancën e Xhevat Limanit si Skënderbeu, shkroi KSP.

Manifestimi është organizuar nga Organizata Shqiptaria, Korporata Kryeziu e shoqata të tjera si Kufijtë e Arbrit, Lëvizja e Deçanit, mbështetur nga organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së dhe Shoqata Artistët për Artistë.

Në këtë aktivitet ka qenë prezent edhe fotoreporteri i KOHËS, Driton Paçarada, duke sjell pamje nga manifestimi.