Florentino Perez nuk dëshiron që Santiago Solari të jetë në krye të skuadres në takimin e ditës së diel kundër Real Valladolid, shkruan GazetaAlo.
Burimet e klubit konfirmojnë se Solari do të shkarkohet pasi bordi dëshiron që skuadra të luftojë për vendin e dytë dhe të luajë në Super Cup të Spanjës.
Sipas po këtyre burimeve sot do të jetë pika kyçe për zëvendësuesin e tij, i cili pritet të jetë Jose Mourinho. /GazetaAlo