Fjalë Kyçe

Ditë e re, Dua Lipa thyen një tjetër rekord

Ditë e re, Dua Lipa thyen një tjetër rekord

Dua Lipa dalë ngadalë po e ‘shënon’ emrin në listën e këngëtarëve më të suksesshëm.

Edhe pse në moshë ende të re Dua Lipa tanimë është në majat e muzikës, krenaria shqiptare ka shënuar edhe suksesin e radhës, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja me albumin e saj të fundit është bërë artistja më e suksesshme e të gjitha kohërave në platformën ‘Spotify’, një arritje e madhe kjo për Duan që krenare e ka bërë shumë edhe nënën e saj.

Anesa ka publikuar një foto të vajzës së saj ku shprehet krenare me të dhe arritjen e fundit.

Mbetet të shihet se çfarë rekordi do thyen Dua me albumin e ri për të cilin punimet vetëm se kanë filluar.