Një ish-police gjermane së fundmi ka treguar se ditën ka punuar me forcat e rendit dhe natën si modele e vjedhjeve të pazakonta seksuale.
Ajo rrëfen se për këtë ndryshim të sajin është frymëzuar nga punonjëset e seksit prostitutat të cilat takonte gjatë punës.
Sarah Keller, nga Duisburg, thotë se kishte marrë pjesë për herë të parë në një festë “variacionesh seksuale” me një shoqe në 2011.
“Ndjehesha mirë me policinë, ishte një punë e mirë por e ndjeja që diçka mundonte. Doja të bëja gjëra që të më jepnin kënaqësi, siç janë lojrat seksuale të sado-mazokizmit. Kam qejf kur ushtroj pushtet mbi meshkujt dhe i urdhëroj ata”- thotë ajo.
Kështu që gjatë ditës ajo “luftonte krimin” ndërsa natën vishej me kostumin e llastikut “dominatrix” dhe punonte me klientët.
Për fat të keq Sarah u dëbua nga policia pas daljes së fotove të saj seksuale në rrjetin e ËhatsApp të policisë.