Fjalë Kyçe

Divjakë, vret bashkëshorten me armë gjahu dhe më pas edhe veten

Divjakë, vret bashkëshorten me armë gjahu dhe më pas edhe veten

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Divjakën ditën e shtunë, ku një 58 vjeçar ka vrarë me armë gjahu bashkëshorten e tij dhe më pas është vetëvrarë.

Krimi në familje ka ndodhur në fshatin Babunjë të Divjakës në banesën e shtetasit H.Rr i cili për motive ende të panjohura ekzekutoi bashkëshorten F.Rrr (45 vjeçar).

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut me të cilin është kryer krimi, ndërkohë që vijojnë hetimet për sqarimin e ngjarjes./ A2 CNN