Fjalë Kyçe

Dizajneres kosovare ia bëjnë “llom” veturën

Dizajneres kosovare ia bëjnë “llom” veturën

Dizajnerja kosovare, Lia Stublla ka bërë të ditur se vetura e saj është dëmtuar nga një vajzë e dehur.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka bërë të ditur se vetura e saj ka qenë e parkuar, derisa sipas saj një vajzë e dehur me një veturë të tipit “Range Rover” ka dëmtuar veturat tjera që kanë qenë të parkuara.

“Falemnderit për interesimin, ne jemi mirë. Gjatë natës së mbrëmshme një vajzë e pirë me veturë Range Rover i ka dëmtuar veturat në parking”, ka shkruar Stublla.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se nga gjithë kjo nuk është lënduar askush.