Fjalë Kyçe

Dj kosovar tenton ta puth në buzë banoren e Big Brother VIP

Dj kosovar tenton ta puth në buzë banoren e Big Brother VIP

Dj PM me t’u futur në shtëpinë e Big Brother VIP ka shprehur pëlqimin ndaj blogeres shqiptare, Sarah Berisha.

Mirëpo, gjatë ditës së sotme ata kanë diskutuar gjatë mes vete, ku Sarah është shprehur se nuk sheh ndonjë shkëndinjë mes tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Madje, në bisedë me banorët, PM tha se do ta puthte vetëm nëse dëshiron ajo.

Në një moment Dj kosovar i afrohet Sarës, por që e njëjta me shaka largon kokën. Semi dhe Beniada që ishin aty i thanë PM që një gjest të tillë ta bënte më me delikatesë.